“Cilat ishin fjalët e Ledrit gjatë lindjes?”- Sara Hoxha tregon ç’ka bërë këngëtari kur Poem Blu erdhi në jetë
Jo të gjitha nënat e përjetojnë njëlloj periudhën pasi sjellin në jetë një fëmijë.
Për disa, kjo është një periudhë me luhatje të theksuara humori për shkak të ndryshimit të rrënjësishëm në jetën e tyre, ashtu sikurse edhe në fizik.
Këtë ka treguar edhe partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, ditën e djeshme gjatë bisedës virtuale me ndjekësit. Çifti janë bërë para pak muajsh prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu.
Pavarësisht momenteve të vështira, ajo pranoi se çdo gjë kalon dhe harrohet.
“Cilat ishin fjalët e Ledrit gjatë lindjes? A të ndihmoi prania e tij?”, e pyeti një ndjekëse.
“Mendoj 1,000 % që partneri duhet patjetër të jetë personi që t’ju shoqërojë gjatë kësaj eksperience. Mua më ka ndihmuar shumë dhe as nuk e imagjinoja dot të kisha dikë tjetër aty përveç tij. Patjetër që më ka ndenjur vetëm tek koka, sepse aty kisha nevojë”, u përgjigj Sara, e cila publikoi edhe një foto bardh e zi, ku dukeshin duart e të dyve të kapura me njëra-tjetrën.
Që kur erdhi në jetë Poem Blu, Sara dhe Ledri i hapën vogëlushes llogari në rrjete sociale, ku publikonin edhe foto apo video të saj.
Nisur nga kjo, një ndjekëse e ka pyetur Sarën nëse e kap syri i keq të voglën nga gjithë ky ekspozim në sytë e publikut.
“Nuk i besoj këto”, shkroi partnerja e Ledrit.