Jessica Alba zbulon arsyen e vërtetë pse hoqi dorë nga aktrimi në kulmin e karrierës
Jessica Alba është shfaqur në kopertinën e ‘Romper’ për muajin mars dhe ka rrëfyer arsyen pse u largua nga aktrimi në kulmin e karrierës së saj. Siç duket, aktorja e njohur ka pasur si arsye fëmijën e saj të parë që erdhi në jetë në 2008-ën.
“Nëna ime dhe shumë gra në familjen tonë kanë kaluar lloje të ndryshme kanceri. Kam kuptuar me ardhjen në jetë të vajzës time që duhet t’i kushtojë kohë asaj dhe familjes sime. Nuk ka asgjë rëndësi sa ata. Unë vetë kam bërë 5 operacione deri në moshën 11-vjeçare pasi vuaja nga probleme kronike. Unë e di sa e vlefshme është jeta dhe është e vështirë të jesh e lumtur kur nuk je e shëndetshme”, ka rrëfyer ndër të tjera Alba.
Së fundmi Jessica është aktivizuar pak më shumë në aktrim, por fokusi është familja dhe biznesi i saj. /revistawho.com