Në shtëpinë e Sinanit nis festa: Ja si e presin të voglin Ayan

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani u bënë prindër të një tjetër djali para pak ditësh dhe tashmë familja është e gjitha bashkë në shtëpi. Pritjen e ëmbël në ambjentet familjareve zbuloi çifti me postimin e fotos së parë familjare si katër pjesëtarë.

“Zemra dhe shtëpia u mbushën plot me ty, Ayan zemra e babit”, ka shkruar Sinani.

Ndërkohë në foto duket qartë emocioni i Ansit që është më i lumtur se kurrë për statusin e ri si vëlla i madh./revistawho.com