Bashkëshortja e saj i nënshtrohet operacionit të papritur, Ellen DeGeneres zbulon gjendjen e Portias
Ellen DeGeneres ka zbuluar në programin e saj të radhës se bashkëshortja e saj është mirë.
Portia de Rossi u dërgua me urgjencë në spital këtë fundjavë dhe u operua nga apandesiti pasi nuk ndihej mirë.
Gjatë një monologu të realizuar të martën në programin e saj, Ellen rrëfeu se ishte çdo gjë e papritur dhe sigurisht me batutat tipike të saj pranoi se ka qarë shumë.
Pas gjithë shakave, Ellen rrefeu se Portia është mirë dhe më në fund ndodhet në shtëpinë e saj./revistawho.com