Ish-Missi feston ditëlindjen, Rovena Domin e presin si princeshë në Kosovë
Ish-missi Rovena Domi, e cila ka hobi udhëtimet në çdo vend të botës, ka festuar ditëlindjen në Kosovë, ku është pritur si princeshë e vërtetë. E veshur klas, në fotot e saj bie në sy atmosfera dhe torta speciale e ditëlindjes.
Rovena ndaloi në Kosovë për ditën më të rëndësishme të jetës, pas pushimeve dimërore në Kopaonik të Serbisë, e më pas në Dubai. Ju sjellim dhe fotot ku shihet se si e ka festuar ditëlindjen Rovena, missi që solli çmimin “Miss Fotozhenia” në Shqipëri, me përfaqësimin e vendit në “Queen of the World 2010” në Nurburgring të Gjermanisë.
Pasi ka shijuar Maldivet, Seychelles, Dubain, Aruban, Stambollin shikoni se si dukej ditën e ditëlindjes së saj në Kosovë.