Zyrtarisht të martuar! E veshur me të bardha, Fjolla Morina i thotë “PO” Fisnik Sylës, ja pamjet nga ceremonia në Maldive

Ndonëse është në kërkim prej dy muajsh nga policia shqiptare, Fjolla Morina ka gjetur mundësinë të realizojë ceremoninë e martesës me Fisnik Sylën.

Këngëtarja i ka thënë “PO” biznesmenit, i cili e ka propozuar në Dubai, aty ku çifti po kalojnë pushimet luksoze.

Ka qenë Fjolla ajo që ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale foto e video nga ky moment i paharrueshëm në jetën e saj.

Finsiku mesa duket e ka menduar deri në detaje për çdo gjë. Në një pishinë është shkruar me petale trëndafili të kuq “Fjolla, të dua! A do të martohesh me mua?”.

Pasi e ka marrë këngëtaren për dore për ta shoqëruar deri tek vendi i surprizës, biznesmeni i është ulur në gjunjë me një unazë diamanti në dorë për t’i propozuar.

“Dhe unë thash ‘PO’. Zyrtarisht të martuar”, shkroi Fjolla krahas postimeve.

Përveç kësaj, Morina ka veshur edhe fustanin e  bardhë të nusërisë në Maldive.

Ajo ka publikuar disa video nga momenti kur i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit në altar, aty ku kanë shkëmbyer edhe një puthje në buzë.

Këngëtarja, e cila është në arrati, u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Gjithashtu u vunë në pranga edhe biznesmeni Fisnik Syla si edhe shoferi i saj.

Para se të arratisej Fjolla Morina pranoi në gjykatë akuzën për “Trafik të armëve dhe municioneve”.

Gjatë seancës, ajo kërkoi që të gjykohet me gjykim të shkurtuar, me qëllim që në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, të përfitojë 1/3 e uljes së dënimit.

Panorama.al