Anne Hathaway i preu flokët vetë dhe arsyeja qetëson të gjithë ata që ndihen me fiksime
Anne Hathaway është gati të rikthehet për gjithë publikun me projektin e fundit kinematografik, për të cilin ka punuar përgjatë muajve të pandemisë. Megjithatë në një intervistë të dhëni së fundmi për ‘Radio Times’ aktorja ka treguar se si frika për të qenë në kontakt me njerëz të tjerë, e detyruan në një formë t’i priste vetë flokët për të pasur ‘look-un’ që i duhej në film.
“Kur nisa të xhiroja për filmin, mendova se stilisti im i flokëve do merrej me to, por nuk ndodhi kështu. Ai më pyeti nëse mund të kujdesej dikush tjetër për mua, ndërkohë që ai nuk ishte, megjithatë isha shumë e frikësuar të isha në kontakt me njerëz të tjerë kështuqë thashë jo. Flokët në film janë ato që preva vetë, prandaj ndihem shumë si në vitin 2020”, ka përfunduar Anne.
Po ju si keni vepruar kur keni hezituar të jeni në kontakt me njerëz të tjerë? Jeni treguar të zotët e vetes si Anne apo keni bërë durim deri në momentin e hapjes së qendrave të bukurisë?/revistawho.com