Drake, i lumtur për divorcin e Kim dhe Kanye West

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se reperi Drake dëshiron të ketë një romancë dashurie me Kim Kardashian.

Një burim i afërt me Drake është shprehur se këngëtari i ka dërguar mesazhe Kim pasi mori vesh që ajo kishte nisur procedurat e divorcit me Kanye West. Sipas burimit , reperi po e shikon ndarjen si një mundësi për të qenë pranë Kardashian.

“Drake nuk mund ta kuptonte kurrë atë që Kim pa në Kanye – ai po thoshte për vite me radhë se ai nuk ishte mashkulli i duhur për të dhe se gjithçka do të mbaronte me lot.Ai ishte i befasuar që iu desh shumë kohë për ta kuptuar dhe filloi t’i dërgonte asaj në momentin që u bë e qartë se divorci ishte i pashmangshëm. Ai është gati ta shohë sa herë që ajo do të dojë dhe ai është i bindur që kjo do të ndodhë shumë shpejt”, u shpreh burimi.

Lapsi.al