Fundja edhe Ronelës i lejohet të jetë e mërzitur, kokë e këmbë e mërzitur

Ronela mungoi 1 vit në tregun muzikor shqiptar, por tani u rikthye me projekte të reja dhe jo vetëm një këngë, por një album të tërë. Të parën këngë të albumit e publikoi dje dhe ajo që ra në sy ishte sa ndryshe ishte ky projekt nga ato që jemi mësuar të dëgjojmë nga Ronela. Vetë këngëtarja ka sqaruar se në albumin e ri i ka lejuar vetes të bëj disa këngë ndryshe, pak më të trishtuara dhe jo aq energjike sa jemi mësuar të dëgjojmë. E para do të jetë ‘Prologue’.

“Prologue është intro e albumit ‘RRON’. E di që keni pritur ndonjë këngë për të shkundur dyshemenë, por në këtë përmbledhje këngësh kam dhe shumë këngë që janë ndryshe nga ç’mund të më keni dëgjuar deri tani… Fundja dhe mua më lejohet të jem e mërzitur, s’mund të jem duke kërcyer gjithmonë! Ju dua”, ka shpjeguar Ronela.

Ne në fakt kjo këngë nuk na u duk edhe aq jo energjike, kishte shumë ritëm megjithëse pak melakonlike. Ajo që bie më shumë në sy, është pamja e Ronelës në klip. Nuk habitemi aspak nga ndryshimet e saj, pasi të qenurit ekstravagante në klipe është në stilin e këngëtares, por këtë herë ajo u shfaq me më pak ngjyra, pa veshje të ngushta, por me kombinime që sjellin mesazh, ose të paktën kështu duket… Herë me thonj shumë të gjatë dhe fustan të kuq, e herë me fustan që e mbulon kokë e këmbë. Ronela se ç’po gatuan./revistawho.com