Vatikani nuk i bekon bashkimet e së njëjtës gjini, e quan homoseksualitetin mëkat

Me anë të një deklarate që kishte marrë aprovimin e Papa Françeskos, Vatikani ka deklaruar këtë të hënë se Kisha Katolike nuk do t’i bekojë kurrë bashkimet e së njëjtit seks. Kjo deklaratë pritet të zgjerojë hendekun mes kishës dhe komunitetit LGBTQ.

Duke e shpjeguar këtë vendim në një shënim të gjatë, në deklaratë thuhet se homoseksualiteti është një zgjidhje mëkatare dhe që nuk është në një linjë me kërkesat objektive të Zotit. Kjo deklaratë e ashpër e kishës pritet të zhgënjejë miliona besimtarë të komunitetit LGBTQ.

“Zoti nuk ka për ta bekuar kurrë mëkatin” thuhet në deklaratë.

Papa Francesko më herët është vlerësuar për tonin e tij mirëkuptues ndaj komunitetit LGBTQ, megjithatë ai e ka aprovuar deklaratën e nxjerrë ditën e sotme. Kjo deklaratë vjen menjëherë pasi eurodeputetët në Bruksel votuan në favor të një rezolute për ta shpallur Bashkimin Europian “zonë lirie për LGBTIQ-të”.