(FOTO) Kështu dukej Dhurata Dora para se të ishte kaq e famshme
Dhurata Dora është padyshim një nga këngëtaret më në zë të momentit, e cila n umëron hite të shumta. Dhurata arriti shumë shpejt të depërtonte në industrinë e muzikës, duke fituar zemrat e publikut falë ëmbëlsisë që e karakterizon e sigurisht këngëve të bukura.
Po ashtu, përtej modestisë duhet ta pranojmë se Dhurata është dhe një këngëtare shumë simpatike. Por, si dukej ajo para se të ishte e famshme? Vetë artistja ka ndarë ditën e sotme një foto të para shumë viteve. Në këtë foto ajo shihet duke kërcyer, si duket një pasion tjetër i Dhuratës, teksa është e veshur me fund e bluzë të zezë.
Epo, ja ku e keni një shembull që mos të hiqni kurrë dorë nga ëndrrat sepse me punë gjithmonë realizohen.
Kohët e fundit, Dhurata ishte në Maldives, ku ka xhiruar projektin e saj të ri, rreth të cilit nuk ka ende detaje. Fansat aluduan se ajo ka bashkuar forcat me Capital T,megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka reaguar rreth këtyre zërave.