“Jeni budallenj” – J.Lo ia mbyll gojën të gjithëve pas thashethemeve për ndarje

“J.Lo dhe Alex Rodriguez janë ndarë”-ka qenë ky lajmi që ka pushtuar orët e fundit mediat e huaja duke shkruar se çifti po kalon krizë në lidhjen e tyre. Alex i mohoi këto thashetheme, por të gjithë prisnin reagimin e divës.

J.Lo publikoi një video ku shfaqen skena nga këngët, filmat, videot e saj duke nxjerrë në pah faktin që është një diva e vërtetë, shoqëruar me lajmet e fundit mbi ndarjen nga Alexi dhe një sekuencë ku thotë: “Jeni budallenj”.

Kaq mjafton dhe J.Lo ia mbylli gojën të gjithëve!