Prishet ëndrra, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez ndahen
Sipas “Page Six”, “TMZ” dhe “People”, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ndarë. Fejesa e tyre dy vjeçare dhe dëshira për të realizuar një dasmë në Itali që u shty prej pandemisë, tashmë u anulluan përfundimisht.
Arsyet mbeten të pazbuluara, ndërsa vet çifti ende nuk e ka konfirmuar lajmin, madje fotot e përbashkëta në ‘Instagram’ ekzistojnë akoma.
Së fundmi JLo ka qenë në xhirime për një film të ri në Republikën Domenikane, ku Alex i shkoi për vizitë pak ditë më parë. Megjithatë, ndarja pritej prej kohësh dhe këtë e konfirmojnë burime të ndryshme për mediat amerikane.
Kaq paska qenë e thëne edhe për JLo e Alex…/revistawho.com