Leonardo Di Caprio ngre sërish zërin për Vjosën: Lumi Vjosa është kurorëzuar si zemra blu e Europës
Ai ka publikuar një fotografi të lumit Vjosa në profilin e tij në Facebook ku lexohet “Vjosa, jo diga”, duke i bërë thirrje ndjekësve të tij që të firmosin peticionin për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosën.
Aktori i njohur i Hollywoodit Leonardo DiCaprio ka ngritur sërish zërin për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i heceve.
Ai ka publikuar një fotografi të lumit Vjosa në profilin e tij në Facebook ku lexohet “Vjosa, jo diga”, duke i bërë thirrje ndjekësve të tij që të firmosin peticionin për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosën.
‘Lumi Vjosa është kurorëzuar si zemra blu e Europës, dhe njerëzit në Shqipëri po mundohet ta ruajnë atë. Ata i kërkojnë qeverisë shqiptare që të miratojë kërkesën për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës, i cili do të ishte parku i parë i një lumi të egër në Europë’– shkroi ndër të tjera Di Caprio.
Postimi i plotë:
View this post on Instagram
(d.a/dosja.al)