Do bëhet nënë e një vajze, Arbenita Ismajli i kërkon ndihmë ndjekësve për t’i gjetur emrin e bebit

Arbenita Ismajli është në muajin e 8-të të shtatzënisë dhe po numëron ditët për tu bërë nënë për herë të parë.

Por modelja e njohur ende nuk ka gjetur një emër për vogëlushen e saj, ndaj i ka kërkuar ndihmë ndjekësve në rrjetet sociale.

“A mund të më sugjeroni një emër për vajza në koment ju lutem,”– shkroi ajo, ndërsa postimin e shoqëroi me disa foto.

Ndër emrat më të sugjeruar është “Feronita”, bashkim i emrave të çiftit.

Arbenita Ismajli dhe Fero zbuluan se do bëheshin prindër vetëm pak kohë më parë, pasi i dhanë fund beqarisë.

Pavarësisht se thashethemet qarkullonin prej kohësh në media, modelja konfirmoi lajmin se ishte në pritje të ëmbël në muajin e 8-të të shtatzënisë, teksa publikoi edhe disa foto me barkun e rrumbullakosur.

Ndërsa gjinia e foshnjës u zbulua nga babi i saj, reperi Fero, i cili postoi në Instagram disa foto të Arbenita Ismajlit dhe shkroi: “Çikat e mia!”

/Panoramaplus.al