Ermal Fejzullahu: Na kanë paguar me drogë në një koncert!
Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij.
Kështu nisi edhe prezantimi i emisionit “Ndryshe” me në sfond këngën e Ermalit. Jo vetëm muzika e tij, por sot kishim kënaqësinë ta kishim të ftuar në linjë telefonike në Top Albania Radio.
Ermal Fejzullahu arriti të na dhurojë një atmosferë të këndshme gjatë intervistës me Salsanon dhe Palomën. Ai foli për familjen, fëmijët, bashkëshorten, kohën e pandemisë që ka pezulluar artistët të ushtrojnë profesionin e tyre, por gjithashtu u ndal në një situatë që nuk e kishim dëgjuar më parë.
Ndoshta nuk ju shkon mendja, por Ermali na pohoi se ai nuk është paguar në shumë koncerte. I pyetur për këtë nga Salsano, ai zbuloi gjithçka, madje na tregoi edhe një rast tepër delikat dhe qesharak.
Sa të duash raste… Isha njëherë me Sinan Hoxhën në një koncert në Itali dhe erdhi njëri dhe na tha ‘Sinan ta kam zbardhur fytyrën’. Ne nuk e morëm vesh… por ai nuk na dha lekët, ishte njëri prej tyre. Kur pamë në fund që e kishte mbushur atë… e dini ju me çfarë (kokainë)… (qesh).
Ermali ka menduar se ia ka zbardhë fytyrën me idenë se do t’ju jepnin shumë para atij dhe Sinanit, por e vërteta ishte tepër e hidhur.