Genta Ismajli dhe Fero së shpejti në një bashkëpunim
Genta Ismajli ka paralajmëruar prej kohësh se do të sjellë një projekt muzikor në bashkëpunim me reperin e njohur, Fero.
Është bërë e ditur se projekti i tyre pritet të lançohet së shpejti. Ky lajm është njoftuar nga partneri i Gentës, Huseyin Usta, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij një postim në InstaStory.
“A jeni gati. Së shpejti Genta Ismajli dhe Fero”, shkruan ai krahas fotos së këngëtares.
Mesa duket kënga do jetë pjesë e albumit të ri të Feros të quajtur “Goat”.
Dy këngëtarët që vijnë nga i njëjti qytet, janë përfolur edhe më herët për një duet të mundshëm, pas një fotografie që qarkulloi në Internet dhe duket se ka ardhur koha që planet të vijnë në jetë.
Fero u rikthye disa javë më parë në muzikë pasi për disa kohë ai qëndroi në pushim, madje u zhduk edhe nga rrjetet sociale. Para pak ditësh reperi erdhi në bashkëpunim me Stresin, me këngën e tyre të titulluar “Mahall”.
Nga ana tjetër, Genta Ismajli ka vendosur që këtë vit të mos ndalet dhe shumë shpejt do të publikojë bashkëpunimin e radhës që pritet të jetë mjaft i suksesshëm. Këngëtarja me origjinë shqiptare do të sjellë së shpejti duet me një artist turk, por ende nuk bëhet e ditur se cili do të jetë.
Lajmin e ka zbuluar media turke “Haberler”, që ka bërë të ditur se kënga do të vijë në gjuhën turke. “Do të jetë befasi dhe nuk do e zbuloj emrin tani, por kënga do të jetë në gjuhën turke dhe të gjithë do e këndojnë”, ka thënë Genta, duke e mbajtur sekret emrin e artistit me të cilin do të bashhkëpunojë.