Vanessa Bryant në kopertinën e “People”, flet për humbjen e Kobe dhe së bijës
Vanessa Bryant është shfaqur në kopertinën e “People”, për temën: Gratë që po ndryshojnë botën.
Sigurisht fokusi i bisedës është ndarja nga jeta e bashkëshortit të saj, Kobe Bryant dhe vajzës së saj më shumë një vit më parë.
“Fëmijët e mi më japin forcë për të ecur para. Ka ditë shumë të vështira, por po përpiqem t’ia dal. Po ndërtoj ditë të bukura për vajzat e mia dhe e di që Kobe dhe Gianna më mbështesin nga lart. Megjithëse dhimbja është e paimagjinueshme, nuk zgjidhet asgjë duke vajtuar shtrirë në krevat”, ka rrëfyer Vanessa.
Që prej vdekjes së ikonës së basketbollit, bashkëshortja e tij ka marrë në dorë gjithë projektet e lëna përgjysmë, duke çuar përpara dëshirat e Kobe./revistawho.com