Klodian Hoxha: Ju rrëfej si e bëjmë në paskuinta me 30 vetë mbi kokë
Realizimi i filmave me skena të nxehta erotike duket aq reale, sa jo më kot ka lindur diskutimi nëse aktorët kanë hyrë në marrëdhënie intime në disa filma hollivudianë, apo e gjitha është një mashtrim kinemaje. Deri në vitin 1960, skenat seksuale në filmat artistikë kanë qenë të kufizuara. Në vitet në vazhdim këto skena filluan të shfaqeshin më shpesh në filma, shpeshherë të stimuluara, por është folur se në disa raste aktorët kanë kryer realisht marrëdhënie seksuale gjatë xhirimit të filmave. Pas viteve ‘90-të edhe kinemaja shqiptare e thyeu këtë tabu, duke prodhuar filmat e parë me aktorë që putheshin apo shkonin në shtrat. Por të gjithë bëhemi kuriozë të dimë se si realizohen skena të tilla të sikletshme mes dy kolegëve aktorë, që regjisori i zgjedh të jenë çift në produksion. Një rrëfim të tillë na e sjell aktori Klodian Hoxha, i cili ka një skenë të tillë në filmin më të ri me metrazh të gjatë “Bunker”, një prodhim kinematografik i zhanrit romancë dhe dramë, që ndodhet në fazën e post produksionit. Filmi trajton tematikën e viteve ’80-të të internimit, dhe dashurinë që lind midis një vajze për të cilën familja ka vendosur të martohet me operativin, ndërkohë që ajo dashurohet me një të internuar. Filmi ka për skenarist dhe regjisor Kastriot Hasën, një kineast që jeton në Los Angeles, ndërsa kasti i aktorëve është me aktorë shqiptarë, të cilët kanë xhiruar në Divjakë. Për paskuintat e skenave me pullë të kuqe, Klodiani rrëfen më shumë për revistën “Story”.
Cili është subjekti i filmit më të ri “Bunker”, ngjarjet e të cilit vendosen në vitet ’80-të?
Është një film, ngjarjet e të cilit zhvillohen në kohën e komunizmit. Unë kam rolin e operativit, një nga personazhet kryesorë të filmit, por jam antagonist, domethënë “i keqi”.
Roli i operativit në vitet ’80-të, përveç burrit me kostumin karakteristik bezhë?
Operativi në atë kohë ishte ai tipi që kishte në mbikqyrje një zonë të caktuar. Ngarjet zhvillohen në një fshat të përndjekurish politikë, dhe unë isha ai që e kisha në mbikqyrje.
Ka një histori dashurie rreth të cilës zhvillohet historia?
Ka një histori dashurie mes një çifti të ri, qe janë rreth 17 vjeç. Ndërkohë unë futem në mes me mblesëri për të rritur statusin tim, dhe për t’u mbledhur pak. Por duke qenë se jam pak abuzues me detyrën aty ndodhin një sërë ngjarjesh deri sa fundi është dramatik.
Ku xhirohet filmi dhe pse ka fund dramatik?
Filmi xhirohet në Divjakë, në ato zonat aty rrotull. Është dramatik se ka dashuri, seks, dhunë, vrasje. Është një skenar shumë i bukur, por s’e di sa do ja kemi arritur.
Ti je protagonist në skenat intime me pullë të kuqe në këtë film. Ç’mund të na tregosh për dublat e sikletshme?
Po, skenat i kemi realizuar me aktoren që jeton në Greqi, Jona Sinani. Janë dy skena të tilla, e para kur bëmë seks, dhe e dyta ku sa filluam të hynim në intimitet na kapën…
Dhe si është të luash skena me pullë të kuqe në film?
Të bësh seks në film është njësoj sikur bën çdo gjë tjetër përveç seksit jo. Është një torturë e vërtetë, sepse do të kesh gjithmonë 30 vetë mbi kokë. Ndërkohë që ti do të jesh në pozicion fillestar, të kalon një prozhektor… Ose sa fillon aksion, futet grimieria të bën me pudër, etj. Pra është situatë e sikletshme se seksi do intimitet, përgatitje, ndërsa ne vetëm japim konfigurime në ato skena dhe kaq. Thjesht për t’u dhënë ideja që po bëhet diçka. Pra seks artistik, pa abuzuar në gjëra të tjera.
Dubla më e fortë e filmit që mund të na e përshkruash?
Filmi hapet me mua edhe aktoren tjetër duke bërë seks në një zyrë, pra mbi tavolinë.
Ekziston seksi real në kinema, ashtu siç flitet për filma të caktuar të Hollywood-it ?
Kjo hyn në një pjesë tjetër, quhet porno dhe s’ka lidhje me filmin. S’e di se nuk duhet ngatërruar profesioni.
Jeni të ftohë apo të nxehtë në një skenë të tillë?
Mund të them se jemi të ftohtë, kur e bëjmë një skenë të tillë…