Hajdutët i vodhën 70 mijë euro dhe 3 ora të shtrenjta, reagon Rei Manaj: Lumturia nuk ndodhet brenda një kasaforte…
Një ngjarje e pakëndshme u raportua ditën e sotme. Bëhet fjalë për sulmuesin e Kombëtares, Rei Manaj, i cili ra pre e një grabitjeje.
Hajdutët u futën me forcë në banesën e tij, gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa Manaj ishte duke luajtur kundër Prat në kampionat, ku shënoi dopietë. Ata arritën të grabisnin plot 70 mijë euro dhe 3 ora të shtrenjta.
Pak minuta më parë ka ardhur edhe reagimi i futbollistit lushnjar, i cili e ka ç’dramatizuar disi këtë situatë, ku nëpërmjet një postimi në “Instastory”, iu dërgoi mesazh hajdutëve se lumturia nuk ndodhet në kasafortë.
PANORAMASPORT.AL