Fifi punon me Ermal Mamaqin në “Tv Klan” por kalon netët me Luixhino Halën, balerinin e “Top Channel”
E shëndoshë, e trashë apo e plotë? Janë tre epitete që këngëtarja nga Kosova, Filloreta Raçi (Fifi) i ka vendosur vetes në klipin e saj “Kus, kus” në bashkëpunim me Eri Dee. Me pak fjalë në këtë fabul ajo i thur lavde mbipeshës së saj, duke u ndier më e kërkuar nga djemtë sesa vajzat e holla sipas saj. Këngëtarja, e cila performon në netët e spektaklit “Xing me Ermalin” në “Tv Klan”, është fotografuar duke u argëtuar netëve me balerinin e trupës së “Top Channel”, Luixhino Halën. Fifi përveç punës në programin e Mamaqit, me të njëjtat gërsheta me ngjyra që e identifikojnë, është parë të këndojë në një club nate në Tiranë. Në një nga këto netë është fotografuar me balerinin e “TCH”, ku nga pozat që kanë marrë duket se janë shumë miq. Filloreta Raçi është një këngëtare me stil të veçantë, që shquhet për natyrën moskokëçarëse dhe sensin e veçantë të humorit. Ajo bëhet pa problem pjesë e lojrave që Ermali improvizon në studion e tij, me personazhe VIP. Fifi në intervistat e saj e ka cilësuar veten një artiste që nuk ka mundësi që t’i dëgjohet zëri ashtu si duhet. Jeta e saj artistike ka filluar në moshën 14 vjeçare me pjesëmarrjen në “Kosovarja këndon” në vitin 2009. Më pas ka marrë pjesë edhe në shumë talent show të tjerë e festivale, si: “Albanians Got Talent”, “Top fest 7”, ”Top Fest 9”, “The Voice of Albania”, “Odeon”, “Bëhu yll”, “Zëra hite ndër vite”, “Top Fest 11”. Ndër këngët e saj do të veçonim: “Si qiell si diell” në “Top Fest 9”, “Thuaj” në “Top Fest 11” apo “Qysh” në “Kënga Magjike 2015”. Me fizikun e saj ajo dëshiron të jetë pranë vajzave të shëndosha, duke thënë se mund të jesh e kërkuar në muzikë edhe mbipeshë.