Impresionon Land Hysi, bëhet baba për fëmijët e Dr.Florit
Solisti i “West Side Family” na impresionon gjithmonë e më shumë për natyrën e tij të ndjeshme dhe altruiste, që jo çdokush djalë i moshës së tij do e bënte. Që pas ndarjes nga jeta të kolegut dhe mikut të tij të ndjerë, Dr. Florit, ai është bërë baba i dytë për fëmijët e tij, Kaltrinën dhe Danielin. Në postimet e fotove në Instagram sidomos me vajzën e Florit ai e quan veten “xhaja” i Kaltrinës. Ndërkohë që rastet kur ai del me familjen janë të shumta, që nga shoqërimi në ditën e parë të shkollës që i bëri Kaltrinës, e deri tek fundjavat me Blerinën dhe dy fëmijët. Ai po përpiqet ta afrojë dhe në muzikë vajzën, siç ishte spektakli “Në një javë”, ku Kaltrina deputoi në vend të të atit këngën “Mesazh”, një nga hitet më të bukura të “West Side Family” në vitet 2000.