Adelina Ismajli në muajin e katërt të shtatzënisë, jeta e mbyllur në Zvicër
Këngëtarja ikonë e Kosovës, Adelina Ismajli do të bëhet nënë për herë të parë nga bashkëjetesa disa vjeçare me partnerin e saj nga Prishtina, Val Krasniqin. Artistja 37 vjeçare flitet se është në muajt e parë të shtatzënisë, pikërisht në të katërtin. Ajo jeton me Krasniqin në Monterux afër Gjenevës së Zvicrës, ndërkohë që kanë njoftuar mediat se janë duke shijuar pritjen e ëmbël për t’u bërë prindër. Miq të tyre flasin se ata kishin kohë që planifikonin të sillnin në jetë një fëmijë, por fati deshi tani. Çifti i dashuruar po tregohen hermetikë edhe në këtë rast, ashtu si vitet e fundit që janë tërhequr në guackën e tyre duke u mbyllur në vetvete. Le të shohim se si do ta ndryshojë mëmësia Adelinën, një artiste e rrethuar së fundmi nga shumë zhurmë mediatike në lidhje me të shkuarën e saj këto 20 vite. Thashethemet për emrin e saj në Prishtinë e shtynë të largohej nga Kosova, e të niste një jetë të re në Zvicër bashkë me Valin. Padyshim që me largimin e saj kishte plane të mëdha në muzikë, por sipas miqve të tyre kostoja ka qenë vërtet shumë e lartë dhe e papërballueshme në tregun muzikor europian, duke e detyruar të hiqte dorë. Nuk dihet se me çfarë biznesi merren ata në Zvicër, ndërkohë që Vali është ekonomist me profesion.