Gentian Zenelaj, ja kush është aktorja që e quan “dashuri”
“Don Kishoti po vjen!” është njoftimi i një prej moderatorëve të programit investigativ në Tv Klan, “Stop”. Pas një periudhe shkëputjeje nga skena e teatrit për shkak të punës intensive në televizion, Gent Zenelaj duket se po gjen kohë për një rol në shfaqjen më të re që do të vihet në “Teatrin Kombëtar”. Ai ka shkrepur një foto me aktoren Valina Muçolli, për të cilën Genti komenton: “Ku ka parë bota Dulqinjë si kjo? Valina Muçolli një dashuri.” Artisti 39 vjeçar vjen me këtë rol pasi është shprehur se kishte humbur shumë role për shkak të angazhimit në televizion. Ai numëron 17 vite karrierë, ka 15 vite martesë me Aidën, dhe është baba i dy fëmijëve.