Rrëfehet Albi Nako: Jam bullizuar për fytyrën, sa herë publikoj foto më vijnë…

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, koreografi Albi Nako rrëfeu se shpeshherë bullizohet nga ndjekësit në rrjetet sociale për shkak të fytyrës.

Koreografi i njohur zbuloi se janë të shumta mesazhet fyese që merr, duke theksuar se reagimet janë nga më skandalozet.

“Sa herë publikoj foto apo video vijnë mesazhe fyese. Unë nuk e mbaj veten për të bukur dhe njerëzit janë kapur me lëkurën dhe fytyrën time.

Unë kam një fytyrë pa filtra. Shpresoj që hallet e shqiptarëve të jenë te fytyra ime dhe te gjatësia e Irgenit”, u shpreh Albi Nako.