Eno Popin e rikthen politika në ekran

I ftuar në ‘Ftesë në 5’, Eno Popi tregoi se pritjes i ka ardhur fundi dhe ditën e nesërme do të rikthehet në ekran me ‘Kandidati’. Gazetari ndau disa detaje për formatin e ri, regjistrimet e të cilit kanë nisur prej disa javësh.

Popi sqaroi se ky format do të jetë i konceptuar mbi jetëshkrimin, profilin e punës, profilin personal, projektin politik, objektivat dhe ndryshimin që çdo kandidat ka në fokus për elektoratin e tij. Emisioni do të ketë një stil amerikan në realizim dhe përmbajtje.

Programi do të jetë i regjistruar në formën e një interviste, ne terren, sipas çdo skenari që do të ndërtohet për kandidatin dhe do të xhirohet me secilin individ në qarkun, qytetin, zonën elektorale, ambientin e punës, zonën e banimit etj.

Eno nuk i shpëtoi as pyetjeve rreth infektimit me virus dhe tregoi se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se e ka kaluar lehtë. Ai ka shtuar se u habit shumë nga simptomat e lehta që pati sa nuk e besoi që tamponi i doli pozitiv.

Më tej Popi pohoi se është e rëndësishme që të gjithë ta marrin qetësisht duke thënë: “Është e rëndësishme të kesh një dorë pozitive”./revistawho.com