29 vjeçari përndjek dhe i shkon në shtëpi Luanës: “Kush bashkëpunon me l*viret Vjollca do ketë masakër”
Ajdin Morina është një 29 vjeçar nga Gjakova e Kosovës që është arrestuar pasi akuzohet se ka përndjekur moderatoren e njohur shqiptare, Luana Vjollca.
Mësohet se i riu ishte shumë i fiksuar pas moderatores dhe ditën e djeshme i kishte shkuar asaj tek shtëpia. Luana bëri kallëzimin në polici dhe sot i riu u arrestua.
Në një status në Facebook që ai ka bërë, 29 vjeçari ka ofenduar rëndë Luanën dhe Marinën, ndërsa kërcënon njerëzit që bashkëpunojnë me to.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.