Pas lajmeve për shtatzëninë, Genta Ismajli pozon me bikini dhe zbulon se…
Genta Ismajli prej disa muajsh është përfolur për një shtatzëni të mundshme, madje fansat e këngëtares publikuan edhe foto me barkun e fryrë të saj, të cilat bënë xhiron e rrjetit.
Prej kohësh tashmë, Ismajli jeton në Turqi bashkë me partnerin e saj biznesmen, Usta.
Dyshja ka treguar nëpër intervista se mendojnë të bëhen prindër e madje Genta ka shprehur edhe dëshirën për t’u veshur me fustan të bardhë.
Nisur nga të gjitha këto, ndjekësit ishin të bindur se këngëtarja është shtatzënë, por një postim i fundit i saj në Instagram i ka lënë të gjithë pa fjalë.
Në një foto bardh e zi të realizuar nga pushimet, Genta shfaqet e veshur me bikini, teksa në pah nxjerr muskujt e tonifikuar të barkut të sheshtë, duke nënkuptuar se lajmet rreth shtatzënisë nuk janë të vërteta.
Megjithatë, ajo nuk e përcaktoi vendndodhjen dhe ndoshta kjo mund të jetë një foto e shkrepur disa muaj më parë.