“Unë i urrej të gjithë ish të dashurit e mi”, këngëtarja shqiptare habit me deklaratën

Këngëtarja me origjinë shqiptare, por që gëzon një famë botërore, Ava Max, ka arritur shumë suksese me këngët e saj, që numërojnë miliona klikime në Youtube.

Në një intervistë të fundit për “Forbes”, Ava ka folur për feminizmin në këngët e saj. Ajo u shpreh se e bën të gjithën për një himn femëror, pasi i urren të gjithë ish partnerët e saj.

“Unë në thelb e bëj gjithçka një himn femëror. Ky është problemi. Nuk e di në se kjo përbën problem për disa. Mund të jetë për disa njerëz. Nuk është për mua. Është qesharake kur shkon në internet dhe lexon komente të tipit: ‘A do të flasë ajo për burra të ashpër gjatë gjithë kohës?’ Dhe unë them: ‘Po’. Unë i urrej të gjithë ish-partnerët e mi”, u shpreh ajo.