Gjira Kajtazi bëhet nënë për herë të dytë, zbulon emrin e vogëlushes

Këngëtarja e njohur, Gjira Kajtazi është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka mirëpritur sot në jetë vajzën e saj, që e ka quajtur Lana.

“Përshëndetje botë, kjo është vajza ime Lana Ibrahimaj 🌼 29.01.2021, 10:40, 49 cm, 3.5 gr, ”– shkroi këngëtarja, krahas një imazhi ku dukej dora e vogëlushes të sapoardhur në jetë.

Gjira Kajtazi, e cila është nënë edhe e një djali, Maël, zbuloi në muajin qershor se ishte në pritje të ëmbël.

Në një mini-intervistë me ndjekësit, ajo tha se shtatzënia nuk ishte e planifikuar.

“Ka qenë një aksident me përplasje shumë të rëndë,”– u shpreh këngëtarja.

Gjira Kajtazi tregoi se nuk do sillet si një nënë tipike me vajzën, teksa uroi që të jenë shoqe të mira.

Ndërsa i kërkoi me shaka që të mos sjellë djem në shtëpi, pasi i ati do i vrasë.

“Më duket kaq e pavërtetë. Mezi pres të takoj vajzën time të vogël. Shpresoj që do jemi shoqet të mira dhe nuk do ndihet e turpëruar apo e zënë ngushtë nga unë në prani të shokëve/shoqeve për faktin se unë kurrë nuk do sillem si një nënë tipike. Dhe të lutem mos sill djem në shtëpi. Babi do të na vrasë”– shkroi Gjira Kajtazi.

/Panoramaplus.al