A ke bërë seks rastësor? Rrëfehet Erjona Sulejmani: Jam beqare e lumtur! Diferenca në moshë…

Erjona Sulejmani është një beqare e lumtur dhe këtë e ka treguar gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ish-bashkëshortja e futbollistit, Blerim Dzemaili, foli hapur për jetën e saj personale dhe tregoi se në jetën e saj nuk ka asnjë mashkull.

“A je e fejuar?”– e pyeti një prej ndjekësve.

“Jo! Beqare e lumtur”– u përgjigj ajo.

Por a ka pasur ndonjëherë seks martesor? Erjona Sulejmani shprehet se është rritur me vlera dhe ka respekt për veten e saj, ndaj nuk do kryente marrëdhënie seksuale me një të huaj.

“Jam rritur me vlera. Unë e respektoj veten time dhe për këtë arsye nuk mund të kem seks rastësor me një të huaj”– shkroi ajo.

Ndërsa rrëfeu nëse ka rëndësi për të diferenca në moshë në një marrëdhënie.

“Varet. Nëse ndryshimi është e madhe, besoj se në nivelin e përvojave të jetës mund të shkaktojë vështirësi”– u shpreh Erjona Sulejmani.

Ajo gjithashtu rrëfeu se nuk do dëshironte të lidhej me një personazh të famshëm.

“Do të doja një person të panjohur dhe mundësisht që nuk e do famën”– tregoi modelja.

/Panoramaplus.al