Pa bërë vitin bashkë, Ben Affleck ndahet nga partnerja

Ben Affleck dhe Ana de Armas i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Çifti nuk ka mundur të qëndrojë më shumë se një vit bashkë për shkak të qëllimeve të ndryshme që kanë për jetën.

Një burim tha për “People” se Ana nuk dëshiron të qëndrojë më në Los Angeles ndërsa Ben duhet të qëndrojë pasi fëmijët e tij jetojnë aty.

“Ndarja ishte një vendim i përbashkët dhe shumë miqësore. Tani janë në dy pika të ndryshme të jetës, por vazhdojnë të kenë dashuri dhe respekt. Ben po punon, ka tre punë në dorë dhe është një baba i përkushtuar në shtëpi”-tha burimi.

Ben dhe Ana u njohën në mars të vitit 2020 dhe kaluan bashkë pushimet në Cuba dhe Costa Rica. Ata e kaluan karantinën bashkë dhe dukeshin shumë të dashuruar, por mesa duket kaq ka zgjatur mes tyre.