Robert Aliaj në zi, postimi i trishtë për vdekjen e të vëllait

Artisti Robert Aliaj, ka ndarë sot me fansat e tij në rrjetet sociale lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të vëllait të tij Rexhep Aliaj.

“Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën. Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen. Per fëmijët nuk guxoj të shkruaj. Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes”, shkruan mes të tjerash në postimin e tij Aliaj.

Aliaj ndër të tjera përmend dhe faktin se në kushtet e pandemisë nga Covid-19, edhe ceremonia mortore do të jetë e kushtëzuar për shkak të masave të vendosura.

“Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?
R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brënda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj”.