Gentian Zenelaj zbulon se në ditët kur i dha lamtumirën të atit, vetë ndodhej në oksigjenim!
Pak ditë më parë, aktori i njohur Gentian Zenelaj ndau me ndjekësit lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të babait të tij nga Covid-19.
Mirëpo, ngjarja fatkeqe nuk paska qenë vetëm ajo.
Në postimin e fundit në Instagram, Zenelaj ka treguar se edhe ai vetë ishte i infektuar, madje me oksigjenim nga Covid-19 dhe ka rrëfyer të gjithë eksperiencën e tij.
“14 ditë luftova me këtë sëmundje të pabesë dhe të poshtër, miqtë e mi”, – shkruan Genti në Instagram. “Sëmundje kjo që më mori njeriun e shtrenjtë. Falenderimet e mia më të sinqerta për stafin e mrekullueshëm, i cili u kujdes për shëndetin tim fizik të sëmurë dhe shpirtin të copëtuar në ditët më të vështira të jetës sime! Faleminderit nga thellësia e zemrës!”.
Një histori kjo mjaft e trishtë, që shpresojmë të mos i ndodhë askujt dhe i urojmë Gentit shërim sa më të shpejtë edhe nga pasojat e Covid-19.