“Ma bën gruaja 8 me 2”- Devis Xherahu flet për herë të parë pas martesës
Devis Xherahu dhe partnerja e tij, Ertemiona Mejdani, e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë pas shumë vitesh bashkë.
Dyshja zgjodhi që çdo gjë ta mbante “për vete”, duke organizuar kështu një ceremoni private larg syrit të të tjerëve.
Lajmin emocionues e zbuloi vetë këngëtari, i cili publikoi fotot nga ceremonia në llogarinë e tij në Instagram, krahas së cilave shkruante:
“Sot ishte një ditë e veçantë për ne. Zyrtarizimi i lidhjes sonë… ajo që do i uroja gjysmës sime, Ertemionës, është të plakemi bashkë jeta ime”.
Dje, Xherahu ishte i ftuar tek “E Diell”, ku foli për martesën, si dhe u ngacmua nga moderatorja, Nevina Shtylla, e cila është mikeshë me Ertemionën.
“Ta ka bërë gruaja 8 me 2?”- ishte pyetja që Nevina i drejtoi, ndërkohë Devisi u përgjigj: “Nëse respekti për të quhet ‘8 me 2’, atëherë ma bën”.