Kishit parë kështu ju? Romeo po që bën një dyshe shumë të fortë me të atin

Me një video gjatë përgatitjeve për emisionin ‘Binjakët’, Romeo ka treguar dhe pikën e tij më të dobët e dashurinë më të madhe.

“Pa ty jam i pafuqishëm! Për ty çaj malet! Të dua ba”, ka shkruar Veshaj krah videos ku duket se i ati po e ndihmon për të rregulluar kollaren poshtë këmishës pak para emisionit.

Siç duket Romeo ka krah vetes njeriun më të besuar edhe në momentet e punës kur i duhet të kujdeset për çdo detaj të fundit. Kush tjetër ka fatin të ndajë orët më impenjative me njerëzit që do ta shihnin deri në detaje ashtu si Romeo me babin e tij? Me siguri kjo duhet të jetë një nga gjërat më të mira. Ne nuk e dimë nëse babai edhe e kritikon ndonjëherë, por kjo video na mjaftoi për të thënë se Romeo me të atin bëjnë një dyshe shumë të fortë./revistawho.com