‘Ia bëj dhuratë për Krishtlindje’- Nëna 23 vjeçare befason me deklaratën: Bëj seks me të fejuarin vetëm 1 herë në vit, më 25 dhjetor
Një nënë e re në moshë i ka befasuar të gjithë teksa pranoi se kryen marrëdhënie seksuale më të fejuarin e saj vetëm 1 herë në vit më 25 dhjetor, duke e konsideruar ‘një dhuratë për Krishtlindje’.
23 vjeçarja nga Prestwich, Manchester, vendosi këtë rregull për bashkëshortin e saj, Rob Walker, 24 vjeç, dhe ai e pranoi: ‘E di që tingëllon çmenduri, por kjo funksionon për ne. Fakti që kemi vendosur për të bërë seks vetëm 1 herë për Krishtlindje, në të vërtetë na ka bërë më të fortë si çift, ne duam njëri-tjetrin edhe më shumë tani. Ne jemi të lumtur që gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit thjesht puthemi dhe përqafohemi.’
Çifti janë prindër të Arabellas, tre muajshe, e cila u ngjiz në Ditën e Krishtlindjes 2019.
‘Unë nuk pres që njerëzit të kuptojnë rregullat tona. Ne i bëjmë gjërat në mënyrën tonë dhe nuk na intereson se çfarë mendojnë njerëzit e tjerë. Marrëdhënia jonë është më e fortë për shkak të betimit që kemi bërë për të kryer marrëdhënie seksuale,’– përfundoi Jen.
/Panoramaplus.al