Njihuni me miss-in që mund të shpëtojë botën nga pandemia e koronavirusit: Nuk e mendoja kurrë se…
Miss Anglia e vitit 2014, e cila u rendit në vendin e katërt në ‘Miss World’ të atij viti, po punon për gjetjen e një vaksine kundër koronavirusit.
Dr. Carina Tyrrell, e cila është 31 vjeç, filloi punë si investiguese e pandemive në “Organizatën Botërore të Shëndetësisë”, raporton “Daily Mail”.
Që nga ajo kohë, Dr. Tyrrell dhe kolegët e saj kanë ndihmuar në analizimin e të dhënave nga qindra prova vaksinash, përfshirë “Pfizer”, “Moderna”, “Oxford AstraZeneca”.
Për 12 muaj me radhë tashmë, bukuroshja ka punuar 24 orë në shtatë ditë të javës për të gjetur vaksinën kundër Covid-19.
Ajo është diplomuar në Universitetin e Kembrixhit, si dhe ka mbaruar masterin për shëndetin publik.
31-vjeçarja tha se puna e sa e rëndësishme është shumë larg konkurseve të bukurisë.
“Para gjashtë vitesh nuk e mendoja kurrë se do të isha pjesë e një ekipi në kërkim të një vaksine gjatë një pandemie globale në këtë shkallë”,- tha ajo, teksa shton se ëndrra e saj e fëmijërisë ishte të trajtonte probleme shëndetësore globale, si malaria.
Dr. Tyrrell, e cila humbi një person të afërt nga pandemia, thotë se pavarësisht orëve pa gjumë dhe stresit, fakti që Oksford ka një vaksinë efektive, e bën atë shumë të lumtur.
“Vaksina është fantastike, i gjithë mundi është i paguar”- shprehet Tyrrell.