Dedikimi emocionues i Mozzik në 2-vjetorin e Hanës: “Je gjithçka për mua në këtë jetë”
Sot është një ditë speciale për Mozzik dhe Loredana, pasi vajza e tyre, Hana, feston 2-vjetorin e lindjes. Sigurisht që çifti i reperëve dashurinë që kanë për të bijën e kanë treguar më shumë se një herë në formën e dedikimeve, si nëpërmjet këngëve ashtu edhe në forma të tjera, si tatuazhet. Megjithatë një urim i veçantë për Hana-n, nuk ka munguar as sot.
Me anë të një postimi në Instagram, bashkangjitur me një foto shumë të bukur ku shfaqet bashkë me të bijën, Mozzik thotë se dy vite më parë kur ishte në sallën e lindjes dhe ajo erdhi në jetë, i është dukur sikur pa veten të vogël. Reperi thotë se Hana është krenaria e tij më e madhe, suksesi i tij dhe gjithçka tjetër në këtë jetë, duke mos harruar t’i thotë edhe “Të dua”.
Ndërkohë kujtojmë se tashmë ribashkimi i Mozzik dhe Loredana është konfirmuar, madje, siç mund ta lexoni këtu, ata janë duke bashkëjetuar dhe familja është sërish e plotë. Ndërkohë për të rejat më të fundit nga karriera e reperit, klikoni këtu.
/News31