Taylor Swift flet për lidhjen me aktorin: Të dy pëlqejmë këngët e trishta
Këngëtarja Taylor Swift ka folur së fundmi për lidhjen me aktorin Joe Alwyn.
Taylor ka zbuluar se marëdhënia e tyre është forcuar akoma më shumë pas këngëve të trishta. Joe ka marrë pjesë në dy albumet e fundit të Taylor, Folklore dhe Evermore, duke shkruar nën emrin William Bowery.
“Joe dhe unë i duam shumë këngët e trishta. Ne jemi lidhur akoma më shumë nga muzika. Ne shkruajmë këngët më të trishta. I dashurojmë vërtetë këngët e trishta. Çfarë mund të them? Ishte një surprizë që nisëm të shkruanim bashkë”, u shpreh ajo në një emision.
Këngëtarja rrëfeu se të qenurit në izolim së bashku ka bërë që cifti të afrohej më shumë dhe të bashkëpunonin për disa këngë të albumit të saj.
“Mendoj se nuk do e kishim marrë këtë hap nëse nuk do të kishim qenë në izolim, mendoj se nuk do të kishte ndodhur dhe jam shumë e lumtur që ndodhi”, tregoi Swift.
Ndërkohë dyshja po përflitet në media se janë martuar, pasi në kopertinën e albumit të fundit Taylor u shfaq e veshur me një fustan nusërie.