Mike Tyson thotë se ndihet fajtor për vdekjen e Tupac
“Ishte një ditë vërtet e keq kur ndodhi. Ishte me të vërtetë e keqe,” i tha legjenda e boksit, Mike Tyson, Zab Judah në Vlad Tv ku u shpreh se ndihet fajtor për vdekjen e Tupac.
Përpara se të ndërronte jetë, ylli i repit ishte në Las Vegas për të parë një ndeshje të Mike Tyson kundër Bruce Seldon. Tyson thotë se ndjen sikur i ushtroi presion Tupac-ut që të ishte atje.
Tyson donte që teksa ecte në ring, të vendosej një këngë e reperit. “U ndjeva fajtor për faktin që ai erdhi në ndeshje…unë që e kërkova me ngulm duke thënë ‘Hej mos harro të sjellësh kasetën’.”
Tyson u shpreh se kishte në plan t’i bashkohej Tupac-ut në një klub nate, por ndryshoi mendje sepse sapo ishte bërë baba dhe vendosi të kalonte kohë me familjen.
Tupac-u u gjuajt më 7 shtator të vitit 1996 teksa kishte ndaluar në semafor, në Las Vegas. Ai ndodhej bashkë me producentin, Suge Knight, që mbeti gjithashtu i plagosur. Knight ka mohuar vazhdimisht përfshirjen e tij në vrasje. Reperi ndërroi jetë gjashtë ditë më vonë, më 13 shtator. Vrasja e tij është një nga më misteriozet.