LIVE – Nis protesta e tretë për vrasjen e Klodian Rashës/ Protestuesit nisen drejt Drejtorisë së policisë së Tiranës, autobotet me ujë i shkojnë nga pas

18:50- Protestuesit nisen për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ndërsa vijojnë rrugëtimin e tyre qytetarët kanë thyer dhe goditur sende të tjera në rrugë. Po ashtu edhe autoboti më ujë është nisur në drejtim të tyre.

18:30-Ka nisur pak më parë protesta e tretë për vrasjen e Klodian Rashës, i cili u vra nga një efektiv policie.

Grupe të shumta qytetarët mbërritën pak më parë para Kryeministrisë, por menjëherë policia ka ndërhyrë duke i shpërndarë ata.

Policia ka hedhur ujë dhe gaz lotësjellës për shpërndarjen e tyre dhe në këto momente nuk ndodhen qytetarë para këtij institucioni.

Siç mund të shihet nga foto, policia ka hedhur gaz lotsjellës edhe në sheshin “Skëndërbej” për të mos lejuar asesi rigrumbullimin e tyre.