Humbi mbi 12 kilogramë për të luajtur rolin në “The Midnight Sky”, aktori George Clooney përfundoi në spital
Aktori i njohur, George Clooney është shtruar në spital pas humbi rreth 12.7 kilogramë për të luajtur rolin në filmin e tij të ardhshëm “The Midnight Sky”.
59-vjeçari u dobësua për të luajtur rolin e një astronomi që i mbijeton një ngjarje apokaliptike.
Por katër ditë përpara se të shkonte në xhirime, ai u dërgua me urgjencë në spital për shkak të dhimbjeve të stomakut ku u diagnostikua me pankreatit dhe iu deshën disa javë për tu rikuperuar.
“Mendoj se po përpiqesha të humbisja peshë shumë shpejt dhe nuk po kujdesesha për veten time,”– tha aktori për Mirror.
Clooney, i cili gjithashtu regjisor i filmit, shtoi: “U deshën disa javë për tu bërë mirë dhe si regjisor, nuk është aq e lehtë sepse ke nevojë për energji. Ne ishin në një akullnajë në Finlandë, gjë që e vështirësoi më shumë punën. Por sigurisht që ndihmoi në karakterin.”
Ai gjithashtu rriti mjekrën për rolin dhe tregoi sesi e priti këtë gjë bashkëshortja, Amal dhe binjakët e tyre.
“Rrita një mjekër të madhe, të shëmtuar dhe djali im e donte sepse fshihte gjëra nën të. Ndërsa gruaja dhe vajza ishin shumë të lumtura sepse ishte e vështirë të gjeje fytyrën time nën gjithë atë rrëmujë,”- u shpreh ai.
Çifti Clooney janë prindër të binjakëve Alexander dhe Ella, 3 vjeç dhe kanë kaluar periudhën e pandemisë në Hollywood Hills.