Kartolina e këtij viti nga familja mbretërore përmbledh 2020-ën në një shkrepje
Për herë të parē për këtë vit kemi një portret familjar të familjes mbretërore britanike. Mbretëresha Elizabet mblodhi familjen për të realizuar kartolinën e fundvitit me distancën sociale të nevojshme. Duke marrë parasysh sa i vështirë qe ky vit si pasojë e pandemisë, vetëm një foto e tillë do bënte sens për ta mbyllur me një mesazh të qartë.
Sigurisht edhe në këto kushte nuk u la jashtë vëmendjes veshja e secilit prej anëtarëve, veçanërisht Kate Middleton, e cila u shfaq e veshur me nje pallto jeshile të errët, krah bashkëshortit të saj, Princ William.
Përsa kohë bota do të qëndrojë nën kushte të tilla, distancimi fizik duhet të zbatohet dhe ky është mesazhi kryesor i kartolinës mbretërore për këtë vit.