“Para dhe pas…”- Fatma Methasani tregon me dy foto se si ka ndryshuar jeta e saj pas ardhjes në jetë të Noah
Moderatorja e njohur, Fatma Methasani dhe partneri i saj, shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani, u bënë prindër për herë të parë para 11 muajsh, kur në jetë erdhi një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Noah.
Dyshja nuk e ka pasur problem ta publikojë portretin e të voglit, prandaj fotot e ëmbla me të në rrjetet sociale të prindërve nuk mungojnë.
Sigurisht që jeta e tyre ka ndryshuar totalisht, dhe këtë e ka treguar edhe një herë Fatma me fotot e fundit që publikoi në Instastory.
“Para”, shkruan Fatma krahas fotos së parë, ku shfaqet duke darkuar në një restorant.
Dhe pak më pas, ka publikuar një tjetër foto, ku shfaqet Noah, i cili ka kapur pjatën, gati për ta hedhur në tokë, ndërsa Fatma është hedhur në ‘aksion’ për të parandaluar incidentin.
“Pas”, shkroi ajo në foton e dytë, duke theksuar edhe një herë ndryshimin në jetë si një nënë.
Pak kohë më parë, Fatma mori edhe propozimin për martesë nga Alfio, pikërisht në 26-vjetorin e saj të lindjes.