Profile fals në emrin e saj bëjnë postime mashtruese, reagon Rudina Magjistari

Jo rrallëherë ndodh që të krijohen llogari në rrjetet sociale, në emër të personazheve të famshëm. Me këtë fenomen është përballur edhe Rudina Magjistari, por në këtë rast çështja ka qenë serioze, pasi përmes këtij profili janë bërë postime mashtruese, që ofrojnë shpërblime monetare për ndjekësit.

Rudina ka reaguar në rrjetet sociale, duke shpërndarë profilin dhe duke u kërkuar ndjekësve ta raportojnë.

“Profile fals me emrin tim në Facebook janë duke shpërndarë postime mashtruese, ndaj ju lutem mos i bëni like apo share. Habitem se si mund të besohen gjëra të tilla, ku mashtrimi dhe gënjeshtra janë kaq ashiqare, por ja që edhe ndodhin. Brenda mundësive do t’ju lutesha edhe t’i raportonit. Faleminderit”, -ka shkruar moderatorja.