Kledi Kadiu rrëfen vështirësitë që ka kaluar dhe flet për familjen: Ja ç’më thanë për nusen franceze

Kledi Kadiu është larguar nga Shqipëria në vitet ’90 dhe ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si balerin në Itali.

Por arritja e suksesit nuk ka qenë e lehtë për të. Gjatë një interviste për “Ditë e Re” në RTV Ora, ai rrëfeu se iu është dashur të punojë edhe si minator për të fituar të ardhura.

Ndërsa pranoi se së bashku me Ilir Shaqirin bënin çmos që në Itali të mos e kuptonin që ishin nga Shqipëria, teksa punonin në “Buona Domenica”, për shkak të mentalitet mbi shqiptarët në vendin fqinj.

Kledi Kadiu: “Ishin vite pak ndryshe për sa i përket brezave të rinj. Normale që vështirësitë ishin shumë më të mëdha sepse ishte një mentalitet jashtëzakonisht shumë i kritikuar sa i përket shqiptarëve. Kjo është një fakt në vitet ’90. Unë e kujtoj shumë mirë kur bashkë me Ilir Shaqirin punonim në transmesionin Buona Domenica bënim çmos që mos ta kuptonim që ishim shqiptarë. Edhe pse punonim në një televizion, shumë i shikuar, i lakmuar por ishte shumë e vështirë.

Në Itali ishin sakrifica të tjera, sakrifica larg prindërve në moshë shumë të re, eksperienca e parë që nuk dije si ta përballoje jetën e një emigranti në fillimet e saja. Punimet e ndryshme jo vetëm në zanat por dhe në punë të tjera për ti bërë ballë jetës. Kujtoj që kam punuar si murator, ndihmonim personat që kishin nevojë për të ndërtuar gjëra të ndryshme. Ja gjithë këto janë sakrifica, por këmbëngulja dhe pasioni për zanatin kur e ke brenda kalon çdo gjë dhe sot të duken sikur ke kaluar një urë me shumë pengesa të vogla por është shumë e bukur. Kjo është një nga mënyrat sesi e koncepton të ardhmen. Një person që ka kaluar një urë me mundime të mëdha, nga të gjitha aspektet ka mendim të ndryshëm për sa i përket suksesit dhe jetës aktuale.”

Balerini shqiptar foli edhe për familjen që ka krijuar në Itali së bashku me partneren e tij franceze, Charlotte Lazzari.

Çifti janë prindër të një vajze, 4-vjeçares Lea dhe Kledi Kadiu tha se shpreson që familja e tij të zgjerohet edhe me një fëmijë tjetër.

Ndërsa rrëfeu se ka pasur kritika kur prezantoi në fillim bashkëshorten e tij në Instagram, teksa ndjekësit i shkruanin: “Mund ta kishe marrë nusen shqiptare”, por ai theksoi se për të nuk ka rëndësi prejardhja por njeriu që dashuron.

Kledi Kadiu: “Lea është gati 5 vjeçe, familja është arritja më e madhe, kur bëhesh familjar, ku ke fëmijë që shpresojmë të vijë edhe një tjetër, do ishim të dy shumë të gëzuar dhe të lumtur, edhe këtë periudhë pak të zymtë për të gjithë, aty gjen mbështetje dhe ngrohtësi të paparë, sidomos kur Lea kthehet nga kopshti, jeta familjare është një strofë ku e heq mendjen nga ajo që po kalojmë aktualisht. Në shtëpi flasim zakonisht italisht.

Lea nga Charlotte nga mësuar fjalë në gjuhën franceze, ndërsa mua më ka dhuruar mami e babi një abetare në gjuhën shqipe dhe në ditë të caktuara ulemi dhe i mësojmë shqip, di shumë fjalë shqip. Kur flet në Skype ose Instagram me mamin edhe babin, e kupton sepse ata i flasin gjithmonë shqip. Kur publikova në Instagram momentet e para të martesës kishte njerëz që thoshin: “Mund ta kishe marrë nusen shqiptare”. Por për mendimin tim, s’ka të bëjë fare prejardhje. E rëndësishme është dashuria dhe fati ku njihen dy njerëz sepse nuk mund të bëhen të paramenduara.”

/Panoramaplus.al