Më në fund Sara dhe Ledioni na prezantojnë me portretin e Roman
Disa kohë më parë Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër për herë të dytë, kur në jetë erdhi djali i tyre Roman, i cili njejtë si vëllai i tij mban emrin e një kryqyteti evropian.
Ndërsa Ledioni është në rrjetet social prezent, por aspak aktiv, Sara ka ndarë shpesh në Instagram-in e saj detaje, jo vetëm nga shtatzënia, por edhe nga jeta e tyre si prindër të dy djemve dhe me gjërat që kalojnë ditë pas dite si familje.
Megjithatë deri sot ata nuk e kishin prezantuar Roman me publikun zyrtarisht dhe duket se ka ardhur koha që të “njihemi” me të. Me anë të një fotoje shumë të bukur të postuar mëngjesin e sotëm, ku shfaqet Sara dhe Ledioni duke i dhuruar shumë dashuri Roman-it, shohim për herë të parë portretin e tij. Bashkangjitur fotos Sara shkruan: “Zogu ynë i vogël”.
E nëse kjo nuk ja mjafton ja tek keni dhe një foto tjetër shumë të ëmbël nga familja:
/News31