Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën shoqja e saj, Deni Doku poston video në TikTok
Aksidenti i një makine tip “Smart” mbrëmjen e së shtunës në Kamëz, ku udhëtonin dy vajza, ka rezultuar fatale për njërën prej tyre.
Mjeti i drejtuar nga 19-vjeçarja Deni Doku është përplasur me një automjet tip Mercedez dhe si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja që ndodhej në Smart 22-vjeçarja Alida Spahiu. Drejtuesja e mjetit është plagosur, por pa rrezikuar jetën.
Në momentin e aksidentit Dokun është arrestuar nga Policia nën akuzën e “Shkeljes së rregullave të Qarkullimit Rrugor”. Ndërkohë, ajo ka bërë një dedikim për mikeshën e saj që është ndarë nga jeta, në Instagram, ku shkruan:
“Nuk e di nga t’ja nis dhe si t’flas për këtë person kaq të rëndësishëm për mua. Motra ime. Nuk e pranoj dot humbjen tënde . Me duket sikur po më pret në shtepi ashtu siç më prisje ti gjithmonë! Alida Ti je pranë meje , Ti do jesh gjithmonë pjesë e shpirtit tim. Pjesë e zemrës time e trupit tim . Je e pandashme , je pranë meje .
Gjithmonë do të mbetesh e tillë Alida ime, asgjë s’mund te na ndaje as ajo nate e zezë, as fati tmerrues, as ajo skëterrë që më tronditi fort. Asgjë. Je këtu me mua. U prefsh nëpaqe shpirt i bardhë. Jeta ime është e jotja dhe është mbyllur aty ku u përfundua e jotja. Lujla më e bukur e parajsës , të dua”.
Doku, e cila është e njohur në rrjetin social TikTok, ka publikuar në këtë platformë një video pak orë pas aksidentit, ku duket e përlotur për mikeshën e saj. Veprim ky që ka marrë shumë kritika nga ndjekësit e saj, duke e akuzuar se po e shfrytëzon edhe këtë rast tragjik për “likë, sa e kanë detyruar që ta fshijë. Megjithatë ajo po qarkullon online.