Loredana nuk kursehet, ja sa kushton veshja për një herë të vetme
Tashmë dihet se kur bëhet fjalë për veshje luksoze, Loredana nuk kursehet fare.
Duke veshur çdo herë në daljet e saj publike, por edhe në videoklipe markat më të njohura të veshjeve, reperja ka bërë që skeptikët e modës të bëjnë dhe një iventar të kombinimeve të saj.
E një prej këtyre të fundit nga firma ‘Balmain’ ka kushtuar plot 4.480 euro. Loredana ka veshur pantallonat dhe xhaketën e gjerë në ngjyrat bardhezi me kuadrata, duke i përshtatur atyre një ‘look’ me buë të kuqe dhe flokët e lëshuar.
Dhe të mendosh se kjo veshje nuk do të përdoret më në asnjë ambient tjetër nga Loredana. Juve do guxonit po njësoj me markat si Loredana?/revistawho.com